Tensionet Greqi-Turqi u përflakën sërish me rojën bregdetare greke që pretendon se qëlloi  me të shtëna paralajmëruese ndaj një anijeje turke që po lëvizte në zonat ujore greke pranë Lesbos.

Kapiteni i anijes “Anatolian” kishte refuzuar më parë kërkesën e autoriteteve greke për kontrollin e anijes. Anija më pas lundroi në ujërat e afërta turke, kumtoi Qendra e rojeve bregdetare greke të dielën në mëngjes.

Rojet bregdetare turke u informuan për incidentin, i cili ndodhi të shtunën nga mesdita, njoftuan autoritetet greke. Por pala turke jep një tjetër version të ngjarjeve: shtypi vendas, duke cituar një pjesëtar të rojes bregdetare turke, raportoi se drejt anijes “Anatolian” është qëlluar njëmbëdhjetë milje detare larg ishullit turk Bozcaada, në ujërat ndërkombëtare. Autoritetet turke thonë se dy anijet greke të përfshira në këtë incident nuk i kanë respektuar ligjet ndërkombëtare.

Sipas televizionit shtetëror turk TRT, anijet greke janë larguar nga vendi i ngjarjes kur rojet bregdetare turke kanë mbërritur atje. më pas, Roja bregdetare turke shoqëroi “Anadolianin”, i cili lundronte nën flamurin e Komorës, ndërsa zyra e prokurorit vendor ka nisur një hetim mbi incidentin. Marrëdhëniet mes dy partnerëve të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë, janë në një pikë të ulët për shkak të konflikteve të shumta. Të dy vendet akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të hapësirës ajrore.

Turqia është e zemëruar edhe për militarizimin e ishujve grekë në Egjeun lindor. Përveç kësaj, ka mosmarrëveshje të përsëritura edhe për shkak të shpimeve nga autoritetet turke në kërkim të gazit në Mesdhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA