Kaos me biletat e avionëve, Tottenham u kërkon falje tifozë pasi njoftoi se ndeshja me Sporting-un ishte shtyrë

11/09/2022 19:03

Tottenham ka konfirmuar se e Champions League me Sportingun e Lisbonës do të zhvillohet, ndërsa ka kërkuar ndjesë ndaj tifozëve pasi uebfaqja e tyre zyrtare publikoi gabimisht se ky takim ishte shtyrë.

Klubi është detyruar të kërkojë falje për “gabimin teknik” që kishte lënë në panik tifozët që kishin rezervuar biletat e aeroplanëve për në Portugali.

“Spurs” përballen me skuadrën portugeze të martën në Champions League. Megjithatë 48 orë përpara kësaj sfide në faqen zyrtare të Tottenham u postua se ndeshja ishte shtyrë për shkak të vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II.

Megjithatë duket se ka pasur një gabim teknik, ndaj Tottenham doli në një reagim zyrtar për të qetësuar tifozët që kishin prerë biletat e avionit për të udhëtuar në drejtim të Portugalisë, duke theksuar se ky takim do zhvillohet./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA