
22/02 13:44
Mauro Icardi zgjodhi Galatasarayn për të luajtur sezonin aktual, duke qenë se te PSG-ja nuk e kishin në plane, teksa në prag të debutimit ka deklaruar se është shumë entuziast për aventurën e re dhe veçanërisht për pritjen që i kanë bërë tifozët.
Sulmuesi argjentinas është në huazim një vjeçar te gjigantët e Stamollit, pasi nuk bënte pjesë në planet e PSG-së, megjithatë në fund të sezonit nuk përjashtohet mundësia që Galatasaray të ushtrojë të drejtën e blerjes, për një shifër modeste.
Top Channel