23/12 13:23
Në ditët në vijim, trajneri i Francës, Didier Deschamps do të shpallë listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjet e fundit miqësore para Botërorit.
Sipas “Telefoot”, trajneri francez ka ende dyshime në lidhje me emrat që duhet të ketë në dispozicion për Botërorin.
I sigurt duket se është rikthimi i Ousmane Dembele të Barcelonës, “fal” dëmtimit të Coman, me Benzema në dyshim.
Deschamps është ende i pavendosur për Olivier Giroud të Milanit, ndërsa Tolisso është padyshim jashtë, dhe Wesley Fofana, nënshkrimi rekord i Chelsea-t në këtë verë, gjithashtu ka të ngjarë të jetë jashtë./ Super Sport
Top Channel