Marseille vazhdon të tregojë një formë të mirë në Ligue 1, teksa në 7 sfida ndan vendin e parë në renditje me Paris Saint German.
Kiliani mbylli bashkëpunimin me Interin në fundin e sezonit dhe te Marseille u transferua me parametra zero. Ish ylli i Arsenal po shfaq një formë shumë të mirë që mungonte gjatë për 33-vjeçarin, pasi për herë të fundit shkëlqimin sulmuesi e ka pikërisht te topçinjtë.
Në sezonin 2021-2022 në Seria A me zikaltrit, Sanchez shënoi në total vetëm pesë gola, ndërsa në periudhën me Man United në Premier League kiliani shënoi vetëm tre herë.
E vetmja humbje për Marseille në këtë sezon është në përballjen me Tottenham në Champions League, ku kiliani nuk ishte pjesë e ekipit për shkak të kartonit të kuq, ndërsa me Sanchez në fushë Marseille ende nuk ka humbur asnjë ndeshje.
Sfida e radhës për klubin francez është me Eintracht e Frankfurt në Champions League, ku trajneri me origjinë kroate Tudor, do të ketë një armë plus, pasi Sanchez do të jetë i disponueshëm në një përballje tepër të rëndësishme./ Super Sport
Top Channel