Në aeroportin e Rinasit për 24 orë janë parashikuar të mbërrijnë 63 linja dhe të largohen 60.

Në total pika e kalimit kufitar përpunon rreth 20 mijë udhëtarë, ndërsa për të përballuar situatën e mosfunksionimit të sistemit TIMS, janë shtuar sportele.

Deri më tani numri i sporteleve për të bërë regjistrimin manual ka arritur në 14-të.

Ministria e Brendshme ka njoftuar se dy sportele në Pikën e Kalimit Kufitare të Rinasit i janë kthyer normalitetit, pas sulmit kibernetik në sistemin TIMS.

Njëkohësisht u njoftua se shumë shpejt do të ketë një rikthim të plotë të këtij sistemi në Rinas dhe në të gjitha pikat e tjera kufitare.

Një sulm tjetër kibernetik ndodhi në vendin tonë, kësaj radhe hakerat e sponsorizuar nga Irani vënë në shënjestër sistemin TIMS që shërben për regjistrimin e hyrje daljeve në pikat kufitare.

Menjëherë më pas është ndjekur protokolli fikjes të sistemit në mënyrë për mos t’i dhënë mundësi avancimi hakerave,  në marrjen nën kontroll të këtij sistemi, më i rëndësishmi për policinë shqiptare.

Top Channel