Lutje, ankth dhe 4 gola në rreth 3 orë, Barcelona triumfon ndaj Cadiz dhe kalon “atakun”

10/09/2022 22:34

Një ndeshje e mbushur plot emocione dhe lutje ishte kjo e kësaj të shtune ndaj Cadiz dhe Barcelonës, e cila u mbyll me rezultatin 0-4, pas gati 3 orësh.

Gjithçka u duk normale deri në minutën e 83’, me katalanasit që kishin dominuar dhe realizuar 2 gola deri në atë moment, me De Jong në minutën e 55’ dhe Lewandowskin në minutën e 64’.

Megjithatë minuta e 83’ solli ndërprerjen e takimit pasi një tifoz i katalanasve, i cili raportohet se ishte në moshë të thyer pësoi atak kardiak, ndërsa të bijës së tij pas këtij momenti i ra të fikët.

Tifozi mori menjëherë ndihmën e mjekëve të Barçës e më pas edhe të Cadiz, por për rreth 40 minuta situata ishte shumë e vështirë, pasi nuk po mundnin ta mbanin në jetë.

Në fund mjekët ia dolën të ishin heronjtë e mbrëmjes së kësaj të shtune, duke shpëtuar tifozin e sëmurë dhe më pas e dërguan në spitalin më të afërt nga stadiumi “Estadio Nuevo Mirandilla”, për të dhënë më pas lajmin e mirë se ai e kaloi rrezikun e jetës.

SuperSport shkruan se ndeshja rifilloi në orën 21:05, ndërsa deri në atë moment nuk munguan lotët, lutjet dhe ankthi.

Pas rikthimit të takimit, në minutën e 86’ Barcelona gjeti golin e tretë me Lewandowskin që ndihmoi Ansu Fatin të realizonte golin e tij të parë për këtë sezon.

Ndërsa në minutën e 92’ ishte Dembele ai i cili gjeti rrugën drejt rrjetës, duke vulosur rezultatin e këtij takimi që zgjati rreth 3 orë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA