Maurizio Sarri është nga ata trajnerë që sukseset në karrierën e tij i ka ndërtuar duke këmbngulur gjithnjë tek idetë e tij taktike. Tekniku i Lazios, i ndryshëm nga pjesa më e madhe e kolegëve italianë, aplikon një futboll më modern ku ka si objektiv zotërimin e lojës nëpërmjet qarkullimit të dendur të topit.
Në fakt, këtë sezon, Sarri nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme teksa në kampionat skuadra kryeqytetase regjsitron dy fitore, dy barazime dhe një humbje. Megjithatë, triumfi ndaj Interit dhe ai ndaj Feyenoord në Europa League japin shpresë se ekipi ka potencialin për një sezon pozitiv. Së fundmi, Sarri ka marrë komplimenta edhe nga kundërshtari i radhës në kampionat, trajneri i Hellas Verona, Gabriele Cioffi.
“Është një nder për mua të konsiderohem si kolegu i Sarrit, ai me të vërtetë është një maestro. Është formuar vetë dhe mbi të gjitha ka fituar duke i qëndruar besnik ideve të tij mbi futbollin”, tha Cioffi në konferencë.
Top Channel