Kanye West thotë se ‘heq dorë nga të gjitha hatërmbetjet’ pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth, dhe ndaj Kim Kardashian (fotot)

09/09/2022 21:33

Vdekja e mbretëreshës Elizabeth II duket se ka frymëzuar reperin e kontestuar amerikan Kanye West për të vënë nën kontroll inatet e tij të shumta personale dhe shprehur anën e re miqësore.

45-vjeçari përmendi çështjen në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm duke shkruar se “prej kësaj ngjarjeje kaq domethënëse, po çliron të gjitha hatërmbetjet e tij”, çka e shoqëronte me një foto të mbretëreshës, duke sugjeruar se vdekja e kishte frymëzuar.

Ai zotohej më tej të linte të kaluarat me të kaluarat, sipas mediave duke iu referuar ish-gruas  Kim Kardashian apo dhe kompanive Adidas e Gap me të cilat ka pasur konfrontime.

Postimi i Kanye vinte në stilin e tij tashmë standard me një foto bardhë e zi dhe foto të mbretëreshës së vdekur.

Ky duket se është postimi i tij i dytë ku përpiqet të riparojë lidhej të prishura me ish-miq të tij siç ka bërë dhe me Pete [Davidson], [Kid] Cudi, Daniel Cheery, shkruan rrjeti TMZ.

Por reperi nuk përfshinte kësaj radhe ish-gruan Kim, edhe pse postimet e tij që e kanë terrorizuar atë me pare, kanë qenë për çështje të lidhura me familjen.

Tentativa e Kanye për të zbutur retorikën e tij online vjen pas një postimi dedikuar fëmijëve të tij nje dite me pare, ku shihej duke përqafuar nëntë vjecaren North, gjashtë-vjeçaren Saint, Chicago, katër dhe Psalm, tre vjece.

Postimi i tij vjen në një kohë konfrontimi me grupin Adidas pas pretendimeve se kompania ka kopjuar idetë dhe stilin e tij nga këpucët Yeezy.

FOTO GALERI
1/5
Vdekja e mbretëreshës Elizabeth II duke se ka frymëzuar reperin e kontestuar amerikan Kanye West për të vënë nën kontroll inatet

Top Channel