Shkëputja e marrëdhënieve me Iranin, Çuçi: Ata u zunë në befasi prandaj u tensionuan. I ofruam eskortë policore për transport, por…

08/09/2022 21:21

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se tensioni që ndodhi sot në orët e paradites në ambientet e ambasadës së Iranit në Tiranë ishte e pritshme pasi diplomatët dhe stafi u zunë në befasi.

Në studion e Top Story me Sokol Ballën, ministri Bledi Çuçi tha se qeveria ishte e prerë në vendimin për të dëbuar diplomacinë iraniane. Ai tha se me urdhër të SPAK pati ndërhyrje për shkaqe sigurie, ndërsa hetimet do vijojnë nga organet përkatëse.

Çuçi tha se diplomatëve iu ofrua edhe eskorta e policisë shqiptare për t’i përcjellë deri në pikën kufitare, por nuk kishin preferuar.

“Nuk kishte ndonjë tension përtej asaj që pritet. Ata patën 24 orë kohë dhe lëvizjet do ishin pak të tensionuara. Mund të jenë zënë në befasi por ne ishim të prerë për vendimin dhe për orën e përcaktuar për largimin e tyre. Vetëm tre diplomatë kishin mbetur në Shqipëri. Një i ngarkuar tentoi por nuk mundi të hynte dhe u kthye mbrapsht sepse ishte marrë vendimi. Sot nuk kishte ndonjë tension. Aty pati ndërhyrje për siguri dhe nuk është prekur asnjë pajisje apo dokument që janë sot në Ambasadë se do ketë procedura atë tjera. Janë procedura diplomatike. Aty thjesht po zbatohej vendimi i gjykatës. Në rezidencë nuk është ndërhyrë fare. Është e pritshme që reagoni të reagojë por çdo gjë është bërë brenda procedurave. Iu kërkuam nëse keni nevojë tju shoqërojmë me eskortë policie, por nuk kishin nevojë. Ishte vendimi i gjykatës për siguri.  Vendimi i qeverisë ishte i qartë. Çështja penale i takon organeve të drejtësisë. Nuk përzihet procedura diplomatike me ato penale”- tha Ministri Bledi Çuçi në Top Story:

 

Top Channel