Inflacioni në Bashkimin Europian, apo niveli i shtrenjtimit, ka mbërritur në 10 përqind, duke bërë që në një formë apo një tjetër, pakënaqësia me këtë situatë, të shpërthejë.

Edhe pse Gjermania nuk është aq keq sa vende si  Estonia, Letonia dhe Lituania, ku inflacioni ka mbërritur madje në 20 përqind, shumë njerëz edhe atje nuk janë më në gjendje të blejnë.

Ndikimin e krizës e ndiejnë jo vetëm tek karburanti, por edhe në pagesat e gazit dhe energjisë elektrike e madje edhe tek ushqimet në supermarkete.

Edhe pse qeveria federale gjermane miratoi së fundi një paketë tjetër lehtësimi prej 65 miliardë eurosh, partitë e majta e të djathta në vend mendojnë se kjo nuk mjafton. Për këtë arsye, ata paralajmërojnë një vjeshtë të nxehtë protestash, të cilat do të organizohen gjatë ditëve të hëna.

Si vend për demonstratat, partia e “E Majta”, grupi më i vogël i Parlamentit, vendosi të jetë Lajpcigu. Tubimet zhvillohen me moton “Ulni çmimet- energjia dhe ushqimi duhet të jenë të pagueshme”.

“Jemi këtu sot sepse në këtë kohë krize kemi nevojë për zgjidhje reale solidariteti, anti-kapitalizmi, anti-racizmi. Jemi këtu për të protestuar kundër inflacionit galopant, që të ulet cmimi i gazit ose taksat.”

Bashkëkryetarja e kësaj partie, Janine Wissler, thotë se njerëzit duhet të lehtësohen, rritjes së cmimeve i duhet vënë kufi ndërsa hedh idenë që të taksohen superfitimet. Një organizim i tillë risolli në kujtesë të hënat e protestës që u mbajtën fillimisht në Lajpcig, pastaj në gjithë Gjermaninë nga ksenofobët e “europianëve patriotë kundër islamizimit të Perëndimit ” (Pegida) të cilët drejtoheshin kundër emigracionit në rritje.

Kur kancelarja kristiandemokrate Angela Merkel, hapi më 2015 kufijtë për një milionë refugjatë që vinin nga vende lufte si Siria, Afganistani dhe Iraku, kjo lëvizje arriti kulmin e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA