Elon Musk thotë se hoqi dorë nga blerja e Twitter pasi ‘po nis Lufta III Botërore’ (fotot)

08/09/2022 19:15

Njeriu më i pasur në botë ka hequr dorë së fundmi nga tentativa prej $46 miliardë për të blerë platformën sociale, pasi sipas tij një prej arsyeve ishte se prova të reja sugjerojnë se do të ketë një përplasje mes Amerikës dhe Rusisë.

Në fillim të vitit kreu i grupeve SpaceX dhe Tesla njoftoi se po blente rrjetin Twitter – duke e përshkruar atë si “shesh i madh dixhital ku debatohen çështje vitale për të ardhmen e njerëzimit”.

Por tashmë miliarderi është ftohur me idenë, duke dhënë shpjegimin zyrtar se “ka nevojë për shifra më të sakta sesa janë përdorues të vërtetë njerëzorë”, pasi dyshohet se shumica e llogarive në fakt komandohen nga ato një njihen si “bot-e të automatizuar kompjuterikë”.

Ndërsa në disa mesazhe të publikuara së fundmi, duket se shqetësimi kryesor i Musk nuk ishin bot-et dixhitale, por në fakt “Lufta e Tretë Botërore”.

Më 8 maj raportohet se Musk i ka shkruar një mesazh Michael Grimes, një finacieri të lartë investimesh teknologjie të bankës Morgan Stanley.

“Le të qetësohet pak për disa ditë,” shkruante ai. “Fjalimi i Putin nesër do të jetë i rëndësishëm, pasi nuk do të kishte kuptim të bleja rrjetin Twitter nëse po shkojmë drejt Luftës së III Botërore.”

Teksti i mesazhit është bërë publik si pjesë e një beteje ligjore mes Musk dhe ‘Ars Technica’, një kompani që ai dikur kërkonte të blente, për të cilën avokati i tij Alex Spiro argumentonte se Musk nuk kishte përgjegjësi pasi “çdo biznesmen shqetësohet për pasojat e një lufte të mundshme në tregun e aksioneve”.

Ndërsa avokatët e Twitter thonë se Musk nuk ka të drejtë të mohojë marrëveshjen e blerjes dhe se kjo po ndodh vetëm prej rënies së vlerës së aksioneve të tij në kompaninë Tesla.

Para prishjes së marrëveshjes Musk kishte përgatitur $46.5 miliardë për blerjen, dhe aksionet e Twitter u rritën me 6% pas njoftimit. Po aq e mprehtë ishte rënia e vlerës së tyre me lajmin e tërheqjes.

Megjithse disa ekspertë thonë se rreziku i një konfliti global mbetet i ulët megjithë luftën në Ukrainë, analistë të tjerë thonë se tashmë Lufta e Tretë Botërore ka nisur.

FOTO GALERI
1/3
Në mesazhe të publikuara së fundmi, duket se shqetësimi kryesor i Musk nuk ishin bot-et dixhitale, por në fakt “Lufta e Tretë Botërore”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA