60 motoçiklistë bastisin pikën e karburantit me akrobaci e terror natën në Argjentinë (fotot)

08/09/2022 16:11

Një pikë furnizimi me karburant është bërë objekt i një grabitjeje masive prej rreth 60 motoçiklistëve natën e djeshme në Argjentinë, që u shoqërua me skena kaosi dhe akrobacie të shpërndara gjerësisht në rrjetet sociale.

Pamje e kamerave të sigurisë tregonin morinë e motoçiklistëve që vërshonin në pikën e furnizimit për të mbushur motoçikletat, duke u larguar më pas pa paguar.

Megjithse operatori i pikës kishte thirrur vazhdimisht policinë, ato nuk erdhën në vendngjarje derisa hajdutët ishin zbavitur e më pas larguar.

Ngjarja nisi kur operatori po mbushte me karburant një fuoristradë në anën tjetër të pikës, kur moria e motoçiklistëve agresivë vërshuan duke mbushur mjetet e tyre, dhe duke bërë manovra akrobatike me të cilat besohet se frikësuan punonjësit.

Rrjeti televiziv argjentinas TN publikonte pamjet duke thënë se policia erdhi vetëm pas largimit të morisë së motoçiklistëve.

Ende nuk janë kryer arrestime dhe nuk dihet sa ishte sasia e karburantit të vjedhur edhe pse motoçikletat e vogla te tipit “moto-cross” nuk kishin kubaturë të madhe.

Kongresmeni i Buenos Aires, Cristian Ritondo përmendi rastin duke kritikuar guvernatorin e kryeqytetit Axel Kicillof se nuk po bënte sa duhet për të luftuar krimin ordiner në rajon.

“Kjo turmë dukej si një sulm piranjash që luftonte për dekompozimin e provincës: 60 motoçiklistë që vjedhin e tallen me ne para kamerave, kjo nuk duhet të tolerohet”, tha Ritondo.

Ai vazhdonte më tej duke thënë: “Gjatë mandatit tim në Buenos Aires si ministër sigurie ne sekuestruam më shumë se 30,000 motoçikleta dhe nxorrëm ligje kundër tyre, nuk ka justifikim për këtë”.

Raste të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë ne vende te tjera, teksa grupe të mëdha motoçiklistësh vërshojnë natën në pika furnizimi pa hasur rezistencë, teksa veshjet dhe kokoret i mbrojnë ata nga identifikimi i mundshëm.

Në video shihet një rast i dy viteve më parë në Skoci, për të cilin policia ende nuk ka të arrestuar dhe bën thirrje për informacion për sjelljen agresive të bandës se paidentifikuar më 31 tetor  2019.

FOTO GALERI
1/3
Një pikë furnizimi me karburant është bërë objekt i një grabitjeje masive prej rreth 60 motoçiklistëve natën e djeshme në Argjentinë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA