Një tragjedi ka ndodhur në një lokal karaokeje në Vietnam, pasi një zjarr i madh i mori jetën 12 personave dhe la të plagosur 11 të tjerë.

Ngjarja ndodhi në Binh Duong, afër Ho Chi Minh, në Vietnamin jugor.

“Ekipet e shpëtimit janë në vend në kërkim të viktimave. Shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar dhe është nën hetim”, tha zyrtari Nguyen Thanh Ham.

Zjarri shkatërroi katin e dytë dhe të tretë të ndërtesës katër katëshe, duke bllokuar klientët dhe stafin brenda.

“Shumë njerëz u arratisën përmes hyrjes kryesore, por shumë të tjerë u hodhën nga dyshemetë, duke thyer këmbët dhe duart”, tha një dëshmitar, raportojnë mediat e huaja.

Ky është zjarri më vdekjeprurës në Vietnam që nga ai i një ndërtese banimi në qytetin Ho Chi Minh në vitin 2018, ku humbën jetën 13 persona.

Një tragjedi e ngjashme me 13 të viktima ka ndodhur në vitin 2016 në një bar karaokeje në kryeqytetin Hanoi.

Kjo tragjedi kishte bërë që autoritetet të inspektonin lokalet e natës, të cilat dyshoheshin se anashkalonin rregullat bazë të sigurisë.

Në gusht, tre zjarrfikës humbën jetën duke u përpjekur të shuanin një zjarr që shpërtheu në një bar karaoke në Hanoi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA