Macja Larry pret liderin e katërt britanik pas 10 vjetësh që banon në kryeministri (fotot)

07/09/2022 16:37

Larry, maçoku zyrtar i rezidencës së kryeministrit britanik ka pritur dje liderin e katërt të vendit gjatë karrierës së tij 10-vjeçare si ‘mi-kapësi’ i kryeministrisë me adresë në ‘10 Downing Street’.

Mediat britanike shkruanin sot me ironi se me ardhjen e Liz Truss, në vend të konservatorit tjetër Boris Johnson, felini ka lënë tashmë prapa tre kryeministra që prej “mandatit” të tij të marrë në 2011, pak pas largimit të konservatorit David Cameron.

Para caktimit të kryeministres së re, të tjera publikime satirike thonin se felini duhet të kishte të drejtën për të kandiduar për postin e Boris Johnson

E përditshja The Guardian kishte ngritur një sondazh në rrjetin Twitter duke njoftuar se ‘Larry the cat’, kishte tentuar të kandidojë si kryeministri i ardhshëm i vendit.

The Guardian shkruan se Larry ishte në fakt vetëm kater vjeç kur u adoptua nga kryeministria prej strehës së kafshëve ‘Battersea Dogs & Cats Home’ për të nisur “jetën e tij në politikë”  për t’i shërbyer me shoqëri kryeministrave David Cameron, Theresa May dhe më të fundit Boris Johnson.

Një postim nga llogaria zyrtare e  Larry e tregonte atë në një pankartë të madhe me flamur britanik ku prezantonte sloganet elektorale.

“Ëndrra bëhet realitet,” thuhej në të e shoqëruar nga hashtag-et ‘Larry4Leader’ e YesWeCat.

Përdoruesit thonin se pankartat ishin shfaqur në Hackney, Peckham e Shepherd’s Bush të Londrës.

FOTO GALERI
2/6
Mediat flisnin per një sondazh në rrjetin Twitter duke njoftuar se ‘Larry the cat’, kishte tentuar të kandidojë si kryeministri i ardhshëm

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA