Jennifer Lawrence i përgjigjet pyetjes nëse ‘ka shkuar’ apo jo me producentin maniak Harvey Weinstein (fotot)

07/09/2022 18:58

Aktorja amerikane Jennifer Lawrence ka deklaruar së fundmi se akuzat e rreme se ajo ka shkuar në shtrat me producentin përdhunues Harvey Weinstein, janë “gjëja më e çuditshme që ka dëgjuar ndonjëherë për veten”.

Aktorja 32 vjeçare mohon pretendimet që janë bërë nga vetë producenti abuzues seksual, i cili po kryen dënimin me 23-vjet në një burg të New York, për një seri përdhunimesh e sulmesh seksuale, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Weinstein madje mburrej se prej faktit që kishte shkuar me të, Jennifer kishte fituar dhe çmimin Oscar.

Duke folur në një intervistë me revistën Vogue, Jennifer tha se është e tmerrshme që njerëzit besojnë se ajo dhe Harvey kanë bërë seks, pasi u publikuan raportimet për sjelljet seksuale predatore që dominojnë në Hollywood, të cilat duket se nisën dhe lëvizjen feministe ‘MeToo’.

Jennifer u pyet më tej në intervistë: “Cila është gjëja me e çuditshme që keni dëgjuar për veten”, së cilës ajo iu përgjigj shpejt: “Që kam fjetur me Harvey Weinstein.”

Jennifer ka mohuar edhe më parë pretendimet se ka shkuar në shtrat me Harvey, gjatë realizimit të filmit të saj fitues Oskari, “The Silver Linings” ku maniaku ishte producent.

Zhurmat vijnë pasi në një padi të vitit 2018 producenti mburrej se kishte bërë seks me aktoren e serialit ‘The Hunger Games’, duke deklaruar: “Kam shkuar në shtrat me Jennifer Lawrence dhe ja ku ka arritur ajo tani; sapo ka fituar një Oskar”.

Pas kësaj Jennifer lëshoi një deklaratë për të mohuar pretendimet, duke thënë se “dinamika e marrëdhënies së tyre ishte vetëm profesionale”.

Ajo tha: “Më thyet zemra për gratë e abuzuara nga Harvey Weinstein, por unë nuk kam pasur asgjë tjeter përveç një marrëdhënieje profesionale me të.”

Në intervistë Jennifer shtonte sesi u surprizua nga aktori Robert De Niro që erdhi në darkën para martesës së saj me Cooke Maroney, me të cilin ka djalin gjashtë muajsh Cy.

Në program ajo tregoi për herë të parë emrin dhe gjininë e djalit të saj Cy duke thënë se amësia e bënte të ndjehej shumë mirë.

FOTO GALERI
1/5
Jennifer ka mohuar edhe më parë pretendimet se ka shkuar në shtrat me Harvey, gjatë realizimit të filmit të saj fitues Oskari, “The Silver Linings”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA