Reforma Territoriale/ Eksperti Nurja: Nuk mund ta bëjmë ndryshimin për votat por për qytetarët, duhen parë shumë gjëra

06/09/2022 11:18

Komisioni i Reformes Territoriale është mbledhur ditën e sotme me të pranishëm ekspertin Fatlum Nurja, ku janë diskutuar problemet dhe zgjidhjet e mundshme të kësaj reforme.

Nurja është shprehur gjatë fjalës së tij se çështja duhet të fokusohet tek qytetarët dhe shërbimet që i ofrohen atyre dhe jo tek numri i bashkive.

Pas ekspertit Nurja, të pranishëm në këtë seancë dëgjimore duhej të ishin edhe përfaqësuesit e KLSH, të cilët nuk janë paraqitur.

Fatlum Nurja: Decentralizimi nuk nis në zyrën e kryeministrisë dhe mbaron te zyra e kryetarit të bashkisë, jo! Duhet të shkojë përtej këtyre dy hallkave. Faji është i juaji, ju se keni monitoruar qeverisjen lokale. Parlamenti nuk heq dorë kurrë nga kontrolli. Nuk mund të flasim për numër pa patur një analizë të plotë financiare. S’mund ta bëjmë ndarjen territoriale për të dielën e votave apo të hënën e numërimit. Këtu e di që jam i keqkuptuar nga ju, pasi ju vlerësoni dhe votën. Nëse keni vullnet politik për të korigjuar balancën është në dorën tuaj, ka mundësi për tu korrigjuar por të rëndësishme janë monitorimet, planet, financat, burimet njerëzore.  Të gjitha janë të lidhura me njëra tjetrën. Kanë nevojë për t’u riparë shumë gjëra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA