Një nga figurat kryesore të propagandës së presidentit Putin! Ambasada amerikane publikon identitetin e gazetares ruse

06/09/2022 11:40

Margarita Simonyan është një nga fytyrat kryesore të propagandës dhe dezinformimit të presidentit rus Vladimir Putin, si ndërkombëtarisht ashtu edhe brenda Rusisë, sipas SHBA-së.

Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku theksohet se Simonyan është e aftë të shërbejë gënjeshtrat si të vërteta dhe këtë e bën me buzëqeshje.

Në vitin 2005, ajo u bë kryeredaktore e medias së parë ruse në gjuhën angleze të financuar nga shteti, RT, e njohur më parë si Russia Today.

Gjatë gjithë karrierës së saj, Simonyan ka mbështetur agjendën e Kremlinit duke shpërndarë dezinformata dhe propagandë, shkruhet në raportin e DASH.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA