Në fjalimin e saj të parë si kryeministre e Britanisë së Madhe, Liz Truss renditi tre fusha emergjente që do të ketë prioritet gjatë mandatit të saj.

Së pasi ekonomia: Truss tha se do të fokusohet në rritjen e ekonomisë së Britnisë së Madhe me një plan të guximshëm duke ulur taksat dhe rishikuar reformat. Truss tha se do të “ulë taksat për të shpërblyer punën e palodhur dhe për të nxitur rritjen dhe investimet e udhëhequra nga biznesi” si pjesë e misionit të saj për “të bëjë Mbretërinë e Bashkuar të punojë, të ndërtojë dhe të rritet”. Ajo shtoi se do të fokusohet në ndërtimin e spitaleve të reja, shkollave dhe rrugëve.

Së dyti energjia: Truss premtoi se “do të përballet me krizën energjetike të shkaktuar nga lufta e Putinit”. Ajo tha se do të “marrë veprime këtë javë për t’u marrë me faturat e energjisë dhe për të siguruar furnizimin me energji”.

Së treti shendetësia: Kryeministrja tha se do të siguronte që njerëzit të mund të merrnin takime me mjekë dhe të kenë akses në shërbimet e NHS që u nevojiten. “Ne do ta vendosim shërbimin tonë shëndetësor në një bazë të fortë,” tha ajo

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA