Majmunët sikronizohen me sistemin e përshtatur ‘mediatik’ për të parë nëse preferojnë muzikë apo video (fotot)

06/09/2022 18:22

Majmunët e një kopshti zoologjik u sinkronizuan nga studiuesit me sistemin mediatik Amazon Primate për të parë nëse preferonin muzikë apo video për të parë.

Ata madje zgjidhnin mes tre opsioneve të ndryshme të zbavitjes, duke aktivizuar sensorë me rreze infra-të-kuqe.

Studiuesit kishin vendosur aparatin e përshtatur të muzikës në një tunel, në hapësirën  e majmunëve të species ‘saki fytyrë-bardhë’ brenda kopshtit zoologjik.

Disa ditë, zona e veçantë kishte video — me krimba, me skena nënujore apo forma abstrakte, mes të cilave mund të zgjidhej me anë të sensorit.

Video ndaloheshin nëse majmuni humbiste interesin — që ndodhte zakonisht pas disa sekondash.

Në ditë të tjera kishte tre sekuenca të ndryshme zanore — një muzikë elektronike, zhurma trafiku dhe zhurmë të shiut në rënie.

Ekspertët zbuluan se majmunët saki preferonin më shumë përmbajtjen audio, por përsëri jo sa për të thënë se ishte një preferencë e tyre.

Studiuesja e Universitetit të Glasgow, Dr Ilyena Hirskyj-Douglas, e cila drejtoi studimin në një kopsht zoologjik në Finlandë, tha: “Ne kemi eksploruar më parë sesi majmunët ndërveprojnë me përmbajtjet video e audio, por kjo duket se ishte e hera e parë që atyre u jepej një mundësi zgjedhjeje dhe neve një mundësi krahasimi”, tha ajo.

“Zbulimet tona vetëm sa ngrejnë një seri pyetjesh të tjera që kanë vlerë studimore, siç është aftësia për krijimin e sistemeve interaktive”.

FOTO GALERI
1/3
Studiuesit kishin vendosur aparatin në hapësirën e majmunëve të species ‘saki fytyrë-bardhë’

Top Channel