Legjislatura e re/ PS: Prioritet, largimi i ish-spiunëve në politikë! Alibeaj: Jetë të shkurtër këtij parlamenti

06/09/2022 12:06

Të zgjedhurit e popullit iu rikthyen të hënën jetës parlamentare.

Kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla tha se zhvillimi i negociatave është përgjegjësi e Qeverisë, por kjo përgjegjësi duhet mbështetet e kontrollohet nga Kuvendi.

“Jemi të vetëdijshëm se do na duhet të përafrojmë në një periudhë të shkurtër kohore legjislacionin shqiptar me sistemin ligjor të BE-së, i cili është zhvilluar për mbi gjashtë dekada. Pas çeljes së negociatave të anëtarësimit, numri i ligjeve me përafrim do të rritet në mënyrë të konsiderueshme dhe po kështu edhe kërkesat për miratimin e tyre me procedurë të përshpejtuar“, tha Lindita Nikolla.

Katër Kryetarëve të grupeve parlamentare i mjaftuan më pak se  60 minuta kohë për të shpalosur objektivat politike që duan të arrijnë në kuvend. Për socialistët shihet si nevojë emergjente spastrimi politikës shqiptare nga zyrtarët e zgjedhur me një të shkuar bashkëpunuese me ish-sigurimin e shtetit.

Despiunizimi politikës shqiptare për ne çështje prioritare. Kërkojmë mbështetje të opozitës të heqim barrierën për ata që janë pajisur me certifikatë pastërtie nga komisionet e mëparshme”, tha Taulant Balla.

Tekst-Fjalën më të shkurtër nga katër kryetarët e grupeve parlamentare e kishte Enkelejd Alibeaj i cili ia doli të ketë besimin e deputetetëve demokratë për t’i drejtuar në parlament.

“Punë e mbarë dhe jetë të shkurtër këtij parlamenti”, tha Alibeaj.

Tentativa e deputetit Sali Berisha për ta marrë fjalën me procedurë rezultoi e dështuar. Nuk e pati mundësinë ta përdorte foltoren e parlamentit për të shpalosur planet e revolucionit anti Rama. E vetmja mundësi për te folur ishin kamerat jashtë sallës plenare.

“Koordinim me forcat opozitare për protesta të fuqishme. Edi Rama i ka kohërat e numëruara”, tha Sali Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA