Justin Bieber anullon turneun botëror prej problemeve fizike e mendore, pas paralizës faciale (fotot)

06/09/2022 21:01

Këngëtari i njohur kanadez Justin Bieber ka njoftuar sot se po anullon pjesën e mbetur të turneut botëror, prej problemeve të shëndetit fizik e mendor, disa javë pas raportimit për një paralizë të papritur në fytyrë.

28-vjeçari jepte njoftimin e trishtë në rrjetet sociale duke falenderuar fansat për mbështetjen e tyre gjatë betejës me sindromën, e duke shtuar se kishte nevojë të fokusohej para se të performonte përsëri.

Këngëtari kishte performuar në fundjavë në Brazil teksa më pas shkruante: “Sapo zbrita nga skena më përfshiu ezaurimi e tejlodhja, prandaj e kuptoj se duhet të kujdesem për shëndetin.”

“Besoj se do të jem mirë, por duhet të pushoj, të përmirësohem”.

Justin kishte vijuar turneun e tij më 31 korrik pas një ndalese dy mujore prej shëndetit të dobët të papritur, por ka kryer disa koncerte deri te i fundit më 4 shtator në Rio.

“Javës që kaloi performova në ‘Rock In Rio’ dhe dhashë gjithçka për njerëzit në Brazil”, shkruante bashkëshorti i Hailey Bieber.

Më tej ai shpjegonte: “Në fillim të vitit kam thënë se më thanë se kam sindromën Ramsay-Hunt, që më paralizoi pjesërisht fytyrën. Prandaj nuk mund të realizoj pjesën e mbetur të turneut në Amerikën Veriore”.

Në qershor këngëtari i njohur tregonte se mezi mund të hante prej paralizës, duke lenduar shume fansa ne te gjithe boten.

FOTO GALERI
1/5
Justin Bieber ka njoftuar sot se po anullon pjesën e mbetur të turneut botëror, prej problemeve të shëndetit fizik e mendor, disa javë pas raportimit për një paralizë të papritur

Top Channel