Trump: Jam shumë i zhgënjyer me Starmer, ndaloi forcat amerikane të përdorin bazën britanike për sulme ndaj Iranit
Burime të policisë kanë konfirmuar sot në SHBA se një trup është gjetur gjatë kërimeve për nënën e dy fëmijëve Eliza Fletcher, të rrëmbyer me dhunë në fundjavë teksa vraponte në qytetin e Memphis.
Autoritetet ende nuk kanë konfirmuar shkakun e vdekjes së mësueses së shkollës fillore Fletcher, sipas rrjetit WHBQ-TV, por kanë identifikuar trupin si ai i trashëgimtares fatkeqe, të gjetur disa kilometra larg vendit ku u rrëmbye forcërisht.
Fqinjët e tronditur shprehnin tmerin e tyre pas gjetjes së trupit pa jetë të familjares së qetë e të dashur nga komuniteti, teksa rrëmbyesi i saj i dyshuar Cleotha Abston, doli sot para gjykatës së Memphis, Tennessee.
Zona ku u gjet trupi i të ndjerës është disa qindra metra larg kompleksit të apartamenteve ku jeton vëllai i të dyshuarit Abston, Mario.
Imazhet nga skena e krimit tregonin një helikopter të policisë që sillej mbi zonë, ndërsa fqinjët ishin mbledhur rreth zbulimit të tmerrshëm.
“Ajo mund të kishte qenë kushdo nga ne, një e re, një fëmijë, është shumë e rëndë”, tha rezidentja April Jackson, për DailyMail, teksa trupi ende nuk ishte hequr nga vendngjarja.
Oficerët kishin pamjet e makinës së të dyshuarit të përdorur në vendin e rërmbimit disa minuta para zhdukjes së nënës së dy fëmijëve pasditen e të premtes në Memphis, Tennessee.
Motivet e rrëmbimit dhe vrasjes nuk janë bërë ende të ditura nga autoritetet.
E rrëmbyera Fletcher, e njohur gjithashtu si Liza, është mësuese parashkollori në shkollën St. Mary’s Episcopal School dhe është trashëgimtare e pasurisë së grupit industrial Orgill, i themeluar nga gjyshi i saj, me vlerë të llogaritur në miliarda dollarë.
Familja e Fletcher ´ofronte sot shpërblim $50,000 për informacione që cojnë në gjetjen e saj.
Ajo u raportua e humbur kur nuk u kthye nga vrapimi i përditshëm i mëngjesit, teksa celulari dhe shishja e saj e ujit ishin gjetur të flakura në një kopsht të ‘University of Memphis’, në zonë.
Fletcher, nënë e dy fëmijëve, bënte gjithnjë të njëjtën rrugë në vrapimin e saj dhe herën e fundit ishte parë me veshje sportive të kuqe e rozë.
Gruaja e rrëmbyer është mbesa e manjatit të materialeve të ndërtimit Joseph ‘Joe’ Orgill III i cili vdiq në vitin 2018.
Nëna e Fletcher, Adele, është bija e Orgill, kompania e të cilit llogaritet me shitje rreth $3 miliardë në vit, sipas të dhënave të vetë kompanisë.
Fletcher është një vrapuese me eksperiencë dhe është kualifikuar dhe në Maratonën e Boston, ndërsa në 2019 ka përfunduar maratonën e St. Jude duke u renditur e 22-ta.
Autoritetet ende nuk kanë folur për motivet e mundshme të rrëmbimit por thanë se vrapimi i përditshëm i Fletcher e bënte atë objektiv të thjeshtë për dashakeqësit.
Top Channel