Krahas veshjeve, ngjyrës së thonjve, modelit të flokve, ju mund t’i përshtateni tendencave të kësaj vjeshte edhe me truket e ndryshme që bëni në grim.

Nga këshillat e shumta që marrin në rrjetet sociale, sot kushdo e ka mundësinë të lyhet si profesionist i vërtetë “make up”-i. Por cilat janë tendencat që do të mbizotërojnë këtë vjeshtë në grim? Njihuni me to:

1. Vetullat në nuancë të zbardhur dhe pa shumë angazhim.

Duket disi e guximshme, por vetullat në nuancë më të hapur dhe jo të theksuara janë një trend tanimë.

2. Shkëlqimi

Përdorimi i toneve një ngjyrëshe tek sytë tuaj. Tonet e koraleve janë më “IN” se kurrë. Top Albania Radio shkruan se një sy koral monokromatik është perfekt për një piknik në fundjave me miqtë tuaj apo edhe për një natë jashtë.

3. Element bizhuterish në grim, si për shembull gurë të vegjël te sytë.

4. Përdorimi i toneve në ngjyrë kafe, sa më natyralë dhe penel i hollë.

5. Buzët e kuqe.

6. Sy të tërhequr, ose siç njihen ndryshe “Fox eyes”.

7. Penel i dyfishtë.

 

Top Channel