La Liga ka mbyllur javën e katërt, ndërsa Real Madrid kryeson me pikë të plota, 12 të tilla e ndjekur nga Barcelona dhe Villarreal me 10 pikë.
Katalanasit janë rikthyer në “shina” këtë edicion pas ndryshimeve kolosale në merkato, por surpriza e momentin është Villarreal.
“Nëndetësja e verdhë” jo vetëm që po bind, por edhe po vendos rekorde brenda dhe jashtë kufijve të Spanjës.
Skuadra e Unai Emery në katër javët e para të sezonit ka grumbulluar 10 pikë dhe ka shënuar 9 gola, por nuk ka pësuar asnjë, si askush tjetër në 5 kampionatet më të forta të kontinentit.
Villarreal në tre javët e para vetëm ka udhëtuar, ndërsa koleksionoi 7 pikë, duke triumfuar në fusha të vështira si Valladolid dhe Atletico Madrid, ndërsa “ngeci” në një barazim pa gola ndaj Getafes.
Në sfidën e fundit, në javën e katër, të parën në shtëpi, Villarreal siguroi suksesin e tretë sezonal ndaj Elche-s me rezultatin 4-0.
Një ritëm fantastik dhe shumë premtues, për një skuadër simpatike që tashmë, bazuar në këto statistika mund të ëndërroj për më shumë dhe tani mbetet për t’u parë, se kush skuadër dhe cili lojtarë do të “guxojë” të shënoj të parin gol në portën e argjentinasit Rulli./ Super Sport
Top Channel