
Ish-Presidenti Ilir Meta, ka deklaruar ditën e sotme përmes një konferencë për shtyp në nisje të sesionit parlamentar, se do të depozitohet në Kuvend një projektligj që mbron punonjësit nga rritja e çmimeve.
Meta u shpreh se do të kërkohet rritje e pagave, gjë e cila sjell mirëqenie dhe rritje konsumi, çka ndikon në rritjen ekonomike.
“Meqë jemi në çeljen e ri të sesionit, për indeksimin e pagës së punonjësve do të depozitohet në Kuvend me kërkesën për t’u shqyrtuar sa më parë. Përmes këtij synohet vendoja e një rregulli për të mbrojtur punonjësit nga rritja e çmimeve. Lidhur me efektet ekonomike dhe sociale dua të theksoj se rritja e pagave mundëson rritjen e mirëqënies. Rritja e pagës ndikon në rritjen e konsumit duke ndikuar kështu në rritjen ekonomike.“- tha Meta
vijon…
Top Channel