Kuvendi nis sesionin e ri/ Nikolla: Pas hapjes së negociatave, duhet të afrojmë më shumë legjislacionin shqiptar me atë europian

05/09/2022 18:23

Pas verës së nxehtë, deputetët u rikthyen këtë të hënë pasdite në kuvend, për të nisur sesionin e tretë të Legjislaturës së dhjetë.

Kryetarja e parlamentit, Lindita Nikolla, në fjalën e saj i kushtoi rëndësi punës që sipas saj duhet bërë për të afruar legjislacionin shqiptar me sistemin europian.

“Gjatë sesionit të kaluar, Shqipëria arriti një sukses të mirëpritur dhe të merituar: Bashkimi Evropian çeli zyrtarisht negociatat. Kuvendi ka rolin dhe kontributin e pazëvendësueshëm si garantues i legjitimitetit demokratik të procesit të integrimit evropian. 

Jemi të vetëdijshëm se do na duhet të përafrojmë në një periudhë të shkurtër kohore legjislacionin shqiptar me sistemin ligjor të BE-së, i cili është zhvilluar për mbi gjashtë dekada. Pas çeljes së negociatave të anëtarësimit, numri i ligjeve me përafrim do të rritet në mënyrë të konsiderueshme dhe po kështu edhe kërkesat për miratimin e tyre me procedurë të përshpejtuar”.

Sipas Nikollës, roli i Kuvendit do të ketë një dinamikë të re.

“Në këtë kontekst, detyrat kryesore të Kuvendit gjatë negociatave të anëtarësimit do të jenë intensifikimi i përafrimit të legjislacionit kombëtar me legjislacionin e BE. Jemi të vetëdijshëm se do na duhet të përafrojmë në një periudhë të shkurtër kohore legjislacionin shqiptar me sistemin ligjor të BE-së, i cili është zhvilluar për mbi gjashtë dekada. Pas çeljes së negociatave të anëtarësimit, numri i ligjeve me përafrim do të rritet në mënyrë të konsiderueshme dhe po kështu edhe kërkesat për miratimin e tyre me procedurë të përshpejtuar”.

Në muajin korrik, 16 vite pas firmosjes së marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, Shqipëria çeli negociatat për anëtarësim me Bashkimin Europian.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA