Deputetët do ti rikthen pasditen e kësaj të hëne jetës parlamentare, në sesionit të tretë të Legjislaturës së dhjetë. 

Do të jetë një sezon i ngjeshur parlamentar i dominuar nga diskutimet dhe miratimi disa ndryshimeve të 4 ligjeve që lidhen me dosjet e ish sigurimit të shtetit.

Edhe reforma e re territoriale pritet të prodhojë debate mes shumicës socialistëve dhe grupit parlamentar demokrat udhëhequr nga Enkelejd Alibeaj.

Siparin e ndryshime ligjore për të pastruar politikën nga bashkëpunëtorët e ish sigurimit të shtetit shumica socialiste pritet ta nisë me futjen në axhendën e kuvendit të projektligjit propozuar nga autoriteti dosje.

Thelbi ndryshimeve të propozuara është hapje totale e dosjeve  përfshi edhe ata të cilët njëherë kanë kaluar filtrat e  komisioneve Bezhani dhe Mezini .

Përpjekja e socialistëve me objektiv të qartë lënien jashtë politikës të Ilir Metës dhe Sali Berishës, do të vijojë me ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit dhe atë për partitë politike.

Ilir Meta dhe Sali Berisha i kanë dhënë sinjalet e para se këtyre ndryshimeve do ti përgjigjen me protesta masive.

Partia Demokratike e rikthehet në parlament në një sezon të ri ligjbërës por me problemin e vjetër nga legjislatura e shkuar.

Me një grup parlamentar të ndarë në dy pjesë.

Një fraksion që njeh Enkelejd Alibeaj si kryetar grupi ndërsa tjetri me mbështetësit e Berishës që njohin si kryetarë grupi Luciano Bocin.

Fraksioni Alibeaj krahas projektligjit për dekomunistizimin do të tentojë të realizojë ndryshime të forta në reformën territoriale.

Synimi, riformatimi  hartës së bashkive nga 61 që janë sot në mbi 80.

Për momentin duket një mision i pamundur.

Burime nga konferenca e kryetarëve i thanë Top Channel se kreu grupit parlamentar socialist Taulant Balla të ketë deklaruar se “shumica socialiste nuk do ta ndryshojë numrin 61 të partive por vetën ndryshime në mirëfunksionimin e bashkive aktuale”.

Në fokusin parlamentar të fraksionit Alibeaj do të jetë edhe reforma zgjedhore me ambicien, zhbërjen e ndryshimeve kushtetuese të reformës së shkuar miratuar me votat e opozitës zëvendësuese.

Si reforma territoriale ashtu edhe ajo zgjedhore,  janë korrigjime që Alibeaj me të tijtë duan t’i bëjnë,  bojkotit ndërmarrë nga Lulzim Basha atëherë kryetar partie kur u miratuan këto dy reforma.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA