Kosovë/ Tensione gjatë vizitës së SBAShK-ut në shkollën “Ismail Qemaili”

05/09/2022 12:18

Vizita e sotme e këshillit grevist të SBAShK-ut dhe atij të BSPK-së në shkollën “Ismail Qemaili” në Kosovë ka shkaktuar tensione.

Qytetari Musli Rexhepi, mbesat e të cilit vijojnë mësimin në këtë shkollë, ka tentuar të pengojë ekipin e SBAShK-ut, duke kërkuar nga kryetari Rrahman Jasharaj, që të ndërpresin grevën në arsim.

Pavarësisht që mësimdhënësit tentuan ta ndalin, ai akuzoi SBAShK-un për grevën, duke thënë se janë fëmijët që po humbin, derisa shtoi se ky ishte qëllimi që ai erdhi në këtë shkollë posa dëgjoi që SBAShK-u do ta vizitonte.

Ai tha se qëllimi nuk ishte të tensionohej situata,por pasi nuk iu dha fjala gjatë bisedës, u detyrua të reagojë në këtë mënyrë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA