Gjekmarkaj-Veliajt: Ku është Tirana pa kulla? Kryebashkiaku: 10 kulla janë, kemi më shumë turistë se banorë, edhe New York ka mijëra të pastrehë

05/09/2022 22:23

Publicisti Agron Gjekmarkaj i rikujtoi sot kryebashkiakut Erion Veliaj për premtimet e dhëna  në fushatën e vitit 2015 për një Tiranë pa kulla.

Në studion e “Top Story” me Sokoll Ballën, Gjekmarkaj përmendi problemet kryesore të Tiranës, siç janë  ndërtesat pa kriter, trafiku i rënduar apo Teatri.

“Veliaj betejën e vet e ka bërë në 2015 përballë Halim Kosovës, mandatin tjetër e ka të dhuruar dhe kjo ishte nga faji i opozitës. Unë kujtoj premtimet që dhe në fushatë për  një qytet pa ndërtime, pa kulla, ndërsa tani zihen dhe po rritet në lartësi. Ka probleme të mëdha trafiku, kur po ndërtohen korsi biçikletash. Po ndërtohen shkolla, por nuk dihen fondet. Të gjitha hanë diskutim. Për këto Veliaj duhet të sqaroj publikun. Edhe çështja e Teatrit mua më ka goditur shumë, se nuk u pyet qyteti”- pyeti Gjekmarkaj.

Në përgjigje Veliaj tha se problemi nis me mungesën e planit urbanistit. Ai tha se Tirana nuk është e mbushur me kulla, pasi ka vetëm 10 të tilla. Veliaj tha se Tirana ka ndryshuar si çdo gjë tjetër, por për mirë. Ai tha se Tirana është produkt i një aksidenti që është zhvilluar kaq shumë, pasi këtë fat mund ta kishin edhe qytete të tjera në vend. Ai tha se për herë të parë Tirana ka thyer rekord duke pasur më shumë turist sesa banorë.

“Ky qytet nuk ka plan urbanistik. Kur thua na mbytën kullat, nuk e ke për Tiranën, 10 kulla ka. Asnjë nuk jeton aty, nuk na mori ajrin. Ky qytet ka destin. Tim und të kesh nostalgji për Tiranën e vjetër por nuk ke jetuar aty. Të gjithë ndryshojmë dhe rritemi. Ky qytet më ka dhënë shumë mua. Ky qytet është produkt i një aksidenti. Italia që ne dashurojmë, nuk ka qenë gjithmonë kështu. Fatin tonë mund ta kishte Lushnja, por ishim ne. Në 100 vite ne jemi rrit 100 herë. Mbreti Zog e modernizoi, erdhën nga Firenzë arkitektë, u menaxhua konturi i parë i Tiranës. Pallatet e rrugës Durrësit janë bërë që në atë kohë. Ne e pastruam aksin dhe e bëmë me një korsi. Kur dëgjoj Berishën që thotë i ka humbur identiteti Tiranës. Kam një sens mirënjohje për qytetin dhe këto janë kulla (New York), Tirana 10 kulla ka. Ne duam të kemi Champion, Dua Lipën dhe Rita Orën dhe të jemi qerpiç. Tirana ka qenë një rrotondë e madhe makinash. Qytetet ndërtohen për njerëzit. Sot Tirana është me tufa turistësh. Sot për herë të parë kemi thyer rekordin Tirana ka më shumë turstë sesa banorë. Në Neë York 68 mijë njerëz flenë jashtë. Fëmijët që ne I gjejmë në rrugë, ne i marrim i edukojmë. Zogu Zi ka qenë problem, sot Astiri është më mirë. Modeli Saliut jetoni më puse e ndërtoni pa leje është më mirë, apo sot”- tha Veliaj në studion e “Top Story”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA