Babai amerikan bëhet më i pasuri në botë kur $50 miliardë kalojnë gabimisht në llogarinë e tij (fotot)

05/09/2022 15:51

Darren James u njoftua për shumën gjigante që kaloi në llogarinë e tij nga bashkëshortja që i tha se momentalisht ishin bërë nga njerëzit më të pasur të botës.

Shuma prej $50 miliardësh që kaloi në llogari e bënte babanë e dy fëmijëve nga Louisiana, njeriun e 25-të më të pasur në botë.

Por megjithse lumturia nuk zgjati shumë para korrigjimit të gabimit, James thotë se emocionet ishin të mëdha.

“Ishte çmenduri të shikojë zerot që nuk mbaronin kurrë. Unë nisa të mendoj, nga të kenë ardhur këto”, tha ai për rrjetin BR Proud.

“Gjithçka mendoja ishte se dikush do të vijë të më trokasë në derë … sepse unë nuk njoh njeri me ato shuma parash”.

Darren deklaroi më pas gabimin që kishte ndodhur në llogarinë e tij dhe u kujdes që paratë të shkonin aty ku ishin nisur: “Ne e dinim që ato nuk ishin tonat kështu që nuk mund t’i përdornim, pastaj nuk besoj se mund të kalonte pa u kuptuar diçka e tillë”.

Ai tha se kontaktoi shpejt me bankën, por pranonte se kishte nisur të fantazonte se çfarë mund të bënte me aq para.

Si ish-oficer i policisë së Louisiana, tashmë përfaqësues i pronave imobiliare, e dinte se kjo do të konsiderohej ‘vjedhje’.

Kur u njoftuan, banka Chase nisi menjëherë të punonte për terheqjen e fondeve por nuk thanë se për kë ishin destinuar paratë në të vërtetë, apo si ndodhi gabimi.

Paratë u zhduken brenda dy ditëve.

FOTO GALERI
1/5
Shuma prej $50 miliardësh që kaloi në llogari e bënte babanë e dy fëmijëve nga Louisiana, njeriun e 25-të më të pasur në botë.

Top Channel