Manchester United, mori fitoren e katër rradhazi në Premier League dhe transferimi më i shtrenjtë në merkaton verore Antony gjeti menjëherë rrugën e rrjetës.

Braziliani njihet shumë mirë për festimet e tij të çuditshme, që e tregoi edhe në fushë, kur dërgoi topin në rrjetë.

Mirëpo, 22-vjeçari nuk u ndal me aq, pasi festimet vijuan pas ndeshjes. Sipas SuperSport në restorantin Hawksmoor, Antony u pa së bashku me miqtë e tij për të ndarë darkën, ndërsa në orën 22:00 ai u fotografua sërish duke u kthyer në hotelin Lowry në qendër të Manchesterit.

Fotot e tregojnë më së miri gëzimin e Antony, pasi shihet duke festuar në rrugët e qytetit me dy gusht dhe me krahët e hapur. 85 milion paund ishte shuma që drejtuesit e Man United derdhën në arkën e Ajax për të plotësuar dëshirën e Erik Ten Hag. Ndërsa aventura e Antony ka nisur mjaft mirë, një ndeshje një gol.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA