Abuzimi seksual i të miturës, vijojnë protestat në Kosovë: Poshtë gjykata patriarkale

05/09/2022 13:26

Protesta në lidhje me rastin e përdhunimit të 11-vjeçares në Kosovë vijon edhe në ditën e sotme, ku Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, ndodhet sot para Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Pasi protestuan para Qeverisë së Kosovës, dhjetëra aktivistë e qytetarë kërkuan “shkarkim të gjykatësve patriarkalë”.

Poshtë gjykata patriarkale”, “Prokuroria i ka duart me gjakun e çikave“, janë disa nga thirrjet e protestuesve.

11-vjeçarja u përdhunua nga pesë persona, në një periudhë kohore prej shtatë orësh teksa kishte dalë në park. Tre prej të dyshuarve janë të mitur dhe dy të tjerë të moshës madhore, në mesin e tyre edhe Ekrem Rexhepi, 27 vjeç që ka të ngritur aktakuzë edhe për veprat penale vjedhje e rëndë, vjedhje e pyllit dhe dhunë në familje.

Top Channel