Pas shpërthimit të ndodhur pasditen e sotme në një biznes në Kanalaki të Prevezës në zonën Hohla Fanariou ku ngelën të vdekur dy persona, janë arrestuar dy pronarët e punishtes së konservave të peshkut.

Në shpërthimin tragjik mbetën të vdekur dy persona, emigranti shqiptar Dritan Kodra 49 vjeç dhe një 39-vjeçar grek, ndërsa një tjetër është dërguar me ambulancë në Janinë, pasi ka plagë të rënda në kokë.

Shkaqet e ngjarjes tragjike janë duke u hetuar nga autoritetet.

Gjithçka ka ndodhur brenda pak minutash, ku ka shpërthyer bombola me oksigjen gjatë procesit të saldimit në punimet që po kryheshin.

Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka nxjerrë nga banesat banorët e zonave përreth. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat , zjarrfikëset dhe forcat policore që kanë izoluar zonën, ndërkohë po hetohen gjerësisht shkaqet e ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA