Vodhi aeroplanin dhe kërcënoi se do ta rrëzonte, amerikani akuzohet për kërcënim terrorist

03/09/2022 22:51

Një burrë amerikan që vodhi një aeroplan të vogël dhe kërcënoi se do ta fluturonte në një dyqan Walmart është akuzuar për vjedhje dhe kërcënime terroriste.

Sipas policisë, ai quhet Cory Wayne Patterson dhe u arrestua pasi zbarkoi në një fushë, ndërsa ishte rrethuar prej orësh në Tupelo, Mississippi.
Walmart u evakuua ndërsa policia foli me të në distancë.

I dyshuari punonte në aeroportin lokal, por nuk besohej se kishte një licencë piloti, tha policia e qytetit. Megjithatë, ai dihet se ka marrë disa udhëzime fluturimi.

Patterson dyshohet se ka vjedhur avionin me dy motorë Beechcraft King Air pak pas orës 05:00 me orën lokale përpara se të dilte në qiell.

Menjëherë pasi mori kontrollin e avionit, i dyshuari telefonoi 911, duke thënë se po planifikonte të fluturonte në një degë të Walmart.

Telefonata solli më pas evakuim të ndërtesës dhe dyqaneve të tjera aty pranë, ndërsa oficerët paralajmëruan për një “situatë të rrezikshme”.

John Quaka, shefi lokal i policisë, tha se negociatorët arritën të bindin Patterson të ulej në mënyrë të sigurt në aeroport, një manovër për të cilën ai nuk kishte përvojë, por që më pas ai e ndërpreu këtë plan.

Ende nuk janë bërë publike detajet e bisedës së negociatorëve me të dyshuarin, apo motivet e mundshme të tij.

Rruga që ka përshkruar autori

Ka pasur konfuzion në momentetet para uljes së avionit, pasi kontakti me radarin është humbur mes shqetësimeve se po i mbaronte karburanti.

Përveç akuzave për vjedhje dhe kërcënime terroriste, ai gjithashtu po përballet me një hetim në nivel federal, ndërsa ndodhet në paraburgim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA