Çmimet e blerjes së energjisë në bursën hungareze asaj të cilës i referohet edhe Shqipëria kanë arritur në nivele stratosferike.

Aktualisht, këtë fillim shtatori çmimi mesatar i blerjes së energjisë rezulton rreth 494 euro/MW h, duke shënuar një ulje të ndjeshme në raport me gushtin, kur rezultuan mbi 700 euro/MWh.

Përgjatë gushtit, Korporata Elektroenergjetike ka blerë energji në import për një çmim mesatar prej 483 euro/MËh, një shifër rreth 8 herë më e lartë se krahasuar me të një vit më parë kur KESH e siguronte atë për rreth 60 euro/MWh.

Vetëm përgjatë 8-mujorit, KESH ka shpenzuar për blerjen e energjisë 305 milionë euro një faturë e kripur në këtë periudhë krize energjie, në një kohë kur vitin e kaluar ajo shkonte 285 milionë euro për të gjithë vitin 2021.

Megjithatë, sipas projeksioneve në bursën hungareze të energjisë HUPX pritet që çmimi të ulet më tej në 350 euro/MWh. Por, sërish krahasuar me një vit më parë këto çmime janë shumë më të larta.

Situata nuk duket optimiste në kushtet kur dimri është afër dhe nevojat për energji janë edhe më të mëdha, duke e bërë edhe më të papërballueshme faturën nëse mungojnë edhe reshjet për të përmirësuar situatën në vijim.

Sipas KESH, aktualisht blerjet energjisë në bursa janë stopuar dhe nevojat me energji po mbulohen nga prodhimi vendas, por në varësi të ecurisë së tregjeve do të shihet edhe mundësia për hapjen e procedurave të ankandeve të reja për blerjen e saj në import.

Niveli i hidrocentralit të Fierzës është në kuotën e rreth 270 m mbi nivelin e detit, duke qëndruar poshtë mesatares historike ndërsa rezerva energjetike është 499 GWh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA