Katërfishohet energjia/ Masa drastike në Britani, nga mbyllja e pub-eve, te ngrohja dhe gatimi me orar

03/09/2022 14:53

Jeta në errësirë në Britani gjatë këtij dimri mund të marrë një trajte të paparë dhe përjetuar më parë, për shkak të krizës globale energjetike të shkaktuara nga lufta në Ukrainë.

Shtëpitë, spitalet, shkollat, bizneset dhe administrata do duhet të pakësojnë përdorimin e energjisë elektrike dhe gazit, paralajmërojnë ekspertët. 66 milionë britanikeve, për të cilët nuk ka shpëtim nga këto masa drastike, do u këshillohet të mos përdorin lavatriçet në shtëpi dhe lavastoviljet, ndërkohe furrat dhe sobat elektrike apo me gaz të mos përdoren nga ora 2 e pasdites deri në 8 të mbrëmjes.

Prindërit dhe fëmijët do të inkurajohen të hane më vone gjatë ditës dhe ushqime qe nuk kane nevoje për ngrohje. Ndërsa nuk këshillohet të karikohen makinat elektrike përpara orës 21:00 të mbrëmjes. Pas kësaj ore edhe pub-et do të mbyllen. Shkollat janë duke diskutuar edhe opsionin e bërjes se mësimit vetëm tre ditë në javë dhe të ketë kombinim klasash dhe shkollash  për të zvogëluar numrin e atyre qe kane nevoje për ngrohje çdo ditë.

Pushteti lokal dhe këshillat e lagjeve do duhet të kopjojnë Gjermaninë, për të zvogëluar ndriçimin e rrugëve, ndërkohë dritat e trafikut të mbyllen nëpër  kryqëzimet më pak të ngarkuara. Sakaq, edhe pishinat e mbyllura dimërore nuk do të kenë ngrohje dhe për pasoje do jenë te mbyllura. Po ashtu, trajtimet nëpër qendrat spitalore do te preken për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike dhe do të ketë fatura mjaft të larta të konsumimit te saj, ç’ka mund të preke edhe shërbimin e ambulancave.

Fatura për konsumatoret e thjeshtë britanikë në dimër mund të shkojë deri në 6 mije sterlina në vit, ose afro 500 sterlina në muaj, një katërfishim i tyre, nga sa ka qene përpara konfliktit ne Ukrainë. Britanikët në përgjithësi duket se janë të përgatitur për sakrifica te tilla në jetët e tyre te përditshme duke i krahasuar ato me sakrificat e ukrainasve që po e paguajnë me jetë, mizoritë e pushtimit rus dhe krizën globale që ka pasuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA