20/12 10:50
Në “Sánchez Pizjuán” po zhvillohet një nga sfidat më të rëndësishme të javës së pestë në La Liga, Sevilla-Barcelona.
Sfida nisi më mirë për skuadrën andaluze, që pati disa rastetë pastra për shënim në minutat e para, por golin që zhbllokoi sfidën e realizuan “Blaugranat”.
Në minutën e 21–të, kundërsulm vrastar i skuadrës së Xavit me protagonistë tre sulmuesit titullarë. Dembele avancon me shpejtësi drejt qendrës, pason për Lewanddowskin, që kalon portierin me një parabolë të lehtë, por pas ndërhyrjes së një mbrojtësi Raphinha shtyn me kokë topin drejt rrjetës, 0-1.
Top Channel