“Ushtritë në kufi, nuk janë e ardhmja e rajonit”, Abazoviç në Beograd: Përçojmë mesazhin se mund të ulemi në tryezë

02/09/2022 11:20

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në fjalën e tij në samitin e Ballkanit të Hapur nënvizoi rëndësinë e zgjidhjes së mosmarrëveshjes mes vendeve të rajonit.

Në fjalën e tij, Abazoviç tha se nisma e Ballkanit të Hapur ka nevojë për një politikë të re progressive, me në focus zhvillimin ekonomik mes vendeve. Ai tha se qytetarët janë të lodhur me luftëra kriza apo katastrofa dhe ka ardhur koha që të zgjidhet paqja dhe kongresi.

Avazoviç u shpreh optimist teksa tha se pret që edhe Mali i Zi t’i bashkohet nismës së Ballkanit të Hapur.

Nisma e Ballkanit të Hapur ka nevojë për një politike të re progresive. Kemi provuar luftërat, krizat, katastrofat, zënkat por jo të bashkëpunojmë. Ka ardhur koha të zgjedhim paqen dhe progresin. Ka ardhur koha të kuptojmë  se një fleksibilitet më i madh i kufijve nënkupton një bashkim e mirëkuptim e gjithçka që duhet të jetë rrjedhë e frymës evropiane. Duke pasur parasysh krizën në dimër që mund të zgjasë deri në pranverë, duhet t’i mbajmë kanalet e hapura. Qytetarët janë të ngopur me akuzat, duhet tu ofrojmë diçka tjetër, bashkëpunim më të madh. Në shoqëritë globale askush s’mund të bëj asgjë vetëm. Duhet të përmirësojmë bashkëpunimin. Dje morëm pjesë në panair verërash, pse mos ta bëjmë edhe në sektorë të tjerë. Të kemi edhe pjesëmarrës të tjerë, a sheh ndokush diçka të keqe këtu? Ne mund të rrisim besimin dhe të ofrojmë një vizion të ri. Ata që janë rreth kësaj tryeze, janë të mirëpritur. Pres që Mali i Zi të bashkohet sa më shpejt. Nëse dikush do të shkojë në Mal të Zi, duhet të ketë vetëm një tabele që thotë “Mirëse erdhe në Mal të Zi”. Dua të përgëzoj presidentin Vuçiç dhe Kurtin për marrëveshjen në ditët e shkuara. A duhet të dërgojmë ushtrinë në Kufi, a nuk na ka ardhur në maj të hundës. Kjo është e ardhmja e këtij rajoni. Ky rajon po përçon mesazhin që ne mundemi të ulemi në tryezë. Kjo nismë funksionon dhe këta njerëz ia dolën me sukses me veprimet e tyre të nënshkruajnë dokumente që e bëjnë jetën e qytetarëve më të lehtë. Është diçka për tu përgëzuar. Nuk duhet të hymë në llogoret e nacionalizmit, është politikë e gabuar. Na duhet të krijojmë një vlerë të re në politikë. Bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik. Kjo nuk lidhet me ngadalësimin drejt rrugës evropiane“- tha Abazoviç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA