Dosjet e klasifikuara sekret që agjentët e FBI-së gjetën pasi kontrolluan shtëpinë e ish-presidentit Donald Trump në Florida muajin e kaluar ishin të zbrazëta, kështu rezulton sipas një liste më të detajuar të materialit të sekuestruar, të bërë publike të premten nga Departamenti i Drejtësisë.
Inventari zbulon pa detaje specifike përmbajtjen e 33 kutive të marra nga Mar-a-Lago gjatë kontrollit të 8 gushtit. Inventari tregon se informacione të klasifikuara, përfshirë materiale tepër sekrete, ishin mbajtur në kuti në shtëpi, mes gazetave, revistave, veshjeve dhe objekteve të tjera personale.
Departamenti i Drejtësisë ka thënë se në Mar-a-Lago nuk kishte masa të posaçme sigurie për të mbajtur sekrete kaq të ndjeshme qeveritare dhe ka hapur një hetim penal për mbajtjen e tyre atje si edhe për ato që i cilëson përpjekje në muajt e fundit për të penguar atë hetim.
43 dosje të zbrazëta të klasifikuara u morën nga një kuti në zyrë, së bashku me 28 dosje të tjera të zbrazëta me etiketën “Të rikthehen tek Sekretari i Personelit” ose këshilltari ushtarak, thuhet në inventar,
Dosje të ngjashme të zbrazëta u gjetën gjithashtu edhe në një dhomë me objekte të magazinuara.
Nga lista e inventarit nuk është e qartë se pse ishin të zbrazëta dosjet ose çfarë mund të ketë ndodhur me dokumentet që kishin qenë brenda tyre.
Top Channel