Shuma e çmendur që Polonia po i kërkon Gjermanisë si dëmshpërblim lufte

02/09/2022 12:28

1.3 trilionë euro i ka kërkuar qeveria polake Gjermanisë si dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara vendit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Që prej ardhjes në pushtet në 2015, partia, Ligji dhe Drejtësia (PiS) e udhëhequr dikur nga presidenti, Andrzej Duda, i ka mëshuar me forcë çështjes së dëmshpërblimit, duke theksuar se Berlini ka një detyrim moral në këtë mes. Zëvendëskryeministri, Jaroslaw Kaczynski, që udhëheq aktualisht partinë PiS, e bëri të qartë se pret një proces “të gjatë dhe të vështirë” me Gjermaninë.

“Ne jo vetëm që kemi përgatitur raport, por kemi marrë edhe vendim për veprime të mëtejshme. Veprimet kanë të bëjnë me kërkesën ndaj Gjermanisë për të negociuar dëmshpërblimet. Ne do ti vëmë ato në zbatim”.

Kazynsky përmendi dëmet e mëdha me të cilat, siç tha ai, janë përballur polakët gjatë pushtimit nazist në 1939-1945. Rreth gjashtë milionë polakë, përfshirë tre milionë hebrenj polakë, janë vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Polonia e ka ngritur dhe herë të tjera çështjen e dëmshpërblimeve, por Gjermania e ka kundërshtuar atë menjëherë duke i kujtuar autoriteteve polake një vendim të vitit 1953 që përcaktonte se Polonia heq dorë nga kërkesa ndaj Gjermanisë Lindore për dëmshpërblim.

Asokohe u konsiderua se toka e marrë gjermanëve prej Polonisë ishte e mjaftueshme për të kompensuar gjashtë vite pushtimi brutal.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA