Operatori bërthamor ukrainas: Reaktori i dytë po funksionon tani në uzinën e Zaporizhias

02/09/2022 17:48

Operatori shtetëror bërthamor ukrainas, Energoatom tha se reaktori i dytë në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias në Ukrainë tashmë është në funksionim.

“Për momentin, dy njësi të energjisë janë duke funksionuar në stacion, po prodhojnë energji elektrike për nevojat e Ukrainës”, tha Energoatom të Premten në Telegram sipas CNN.

Si Ukraina ashtu edhe Rusia kanë fajësuar vazhdimisht njëra-tjetrën për bombardimin e vendit dhe zonave përreth.

Përfaqësuesit e misionit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike vazhdojnë punën e tyre në central, sipas Energoatom.

Ekipi nga mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së mbërriti më 31 gusht në qytetin e Zaporizhias në Ukrainë.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike po planifikon një mision të përhershëm në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias, sipas drejtorit të përgjithshëm, Rafael Grossi.

Grossi e përshkroi  këtë si një “mision teknik” që “kërkon të parandalojë një aksident bërthamor”.

Kujtojmë se qyteti i Zaporizhias kontrollohet nga ukrainasit, kurse uzina është nën pushtetin e ushtrisë ruse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA