Mashtrimi në agjencinë turistike, 32-vjeçari vodhi 16.700 euro nga çifti që donte të ikte në Angli

02/09/2022 15:16

Qytetarët shqiptarë po përdorin forma të reja për të emigruar drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Përveç emigrimit të paligjshëm me gomone, ata janë orientuar drejt agjencive turistike për të përfituar viza si turistë. Por kjo i ka ekspozuar ndaj mashtrimit. Rasti më i fundit është zbuluar nga policia e Tiranës në një agjenci turistike në Kombinat ku administratorja i kishte marrë një çifti 16.700 euro.

Në prangat e policisë ra 32-vjeçarja Klaudja Hodo administrator e “Glob Travel” në Kombinat e cila me premtimet se do u siguronte vizë pune në Mbretërinë e Bashkuar dhe një paketë turistike u kishte marrë paratë por nuk u kishte ofruar shërbimin e premtuar.

Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar 11 pasaporta, polica sigurimi dhe blloqe me shënime të ndryshme që pritet ti vlejnë hetimit. Policia ka dyshime se përveç dy kallëzuesve 32-vjeçarja ka mashtruar edhe persona të tjerë që i kanë dorëzuar asaj pasaportën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA