Një gjykatë amerikane ka bërë publike inventarin e materialeve të sekuestruara nga FBI-ja në shtëpinë e ish-presidentit Donald Trump në Florida muajin e kaluar.
Sipas dosjes, agjentët morën 33 kuti me dokumente, duke përfshirë dhjetëra dosje boshe të shënuara të klasifikuara.
Sipas BBC, zbulohet gjithashtu se kishte disa dokumente të shënuara “sekret” që u morën nga zyra e ish- presidentit Trump.
Ndër sendet e gjetura pas kontrollit më 8 gushtit në Mar-a-Lago ishin:
3 dokumente të shënuara si konfidenciale;
17 dokumente të shënuara sekret;
7 dokumente të shënuara top sekret;
43 dosje bosh me banderola të klasifikuara;
28 dosje bosh me etiketën “Kthimi te sekretari i stafit/ndihmës ushtarak”.
Pas largimit nga detyra, presidentët amerikanë duhet t’i transferojnë të gjitha dokumentet dhe e-mailet e tyre në Arkivin Kombëtar.
Departamenti i Drejtësisë po shqyrton nëse Trump i ka transferuar dokumentet nga Shtëpia e Bardhë në pronën e tij në Mar-a-Lago pasi ai u largua nga detyra në janar të vitit 2021.
Prokurorët pretendojnë se Trump dhe avokatët e tij nuk arritën të siguronin dokumentet dhe ekziston mundësia që ata mund të kenë fshehur ose hequr të të dhëna, në përpjekje për të penguar hetimin.
Top Channel