Atentatori i zv. presidentes së Argjentinës është kristian frekuentues kishe, me tatuazhe naziste në trup (fotot)

02/09/2022 20:54

Aspiranti për vrasës, arma e të cilit u bllokua mbrëmë teksa tentonte të vriste zv. presidenten e Argjentinës, raportohej sot se ishte një 35-vjeçar brazilian, me një tatuazh nazist në lëkurë.

Cristina Fernandez de Kirchner ishte duke përshëndetur mbështetësit e saj jashtë shtëpisë në Buenos Aires kur një person i vendosi grykën e armës pranë fytyrës.

Sipas raportimeve arma ishte e mbushur me pesë plumba, por nuk arriti të shkrepte me tërheqjen e këmbëzës, duke i kursyer kështu jetën zv. presidentes 69 vjeçare.

Atentatori i saj i dështuar është emëruar sot si 35-vjeçari brazilian Fernando Andre Sabag Montiel.

Ai përdorte në rrjetet sociale emrin Fernando Salim Cristiano dhe kishte më shumë se 800 ndjekës, duke u prezantuar si një besimtar kristian që shkon rregullisht në kishë.

Një prej tatuazheve të tij në krahun e majtë të evidentuar nga mediat, është “Dielli i Zi”  ose ‘Schwarze Sonne’ në gjermanisht, i përdorur fillimisht në Gjermaninë Naziste si element dizajni nga kreu i grupeve famëkeqe SS, Heinrich Himmler.

35-vjeçari i lindur në Sao Paulo, është shofer që ka jetuar në Argjentinë prej vitit 1993.

Montiel është bir i një nëne argjentinase që vdiq pesë vjet më parë deh një babai kilen që është dëbuar nga Brazili.

Ai kishte gjithashtu një Kryq të Hekurt të vizatuar në dorën e djathtë.

Atentatori ka përdorur pistoletën kalibër 32-caliber Bersa dhe sipas raportimeve disa javë më parë e kishte kritikuar zv. presidentin në një intervistë direkte televizive.

Montiel ishte pyetur se çfarë mendonte për emërimin e Sergio Massa si ministër i ri i ekonomisë së vendit.

Ai u përgjigj: “Massa jo, jo kurrë, dhe as Cristina apo Milei”, duke iu referuar zv. presidentes Cristina Fernandez de Kirchner dhe kandidatit presidencial agjentinas Javier Milei.

Vrasësi raportohet gjithashtu se pëlqente muzikë “death metal” dhe kishte foto ku pozonte me Taylor Hawkins bateristin e ndjerë të grupit Foo Fighters drummer.

Montiel, i cili flet rrjedhshëm spanjisht megjithse ka lindur në Brazil shkruante në rrjetet sociale: “Nuk mund të fitosh para me magji por vetëm me punë”.

“Të huajt që punojnë dhe hapin dyqanet që në mëngjes kanë makina të bukura sepse punojnë dhe i meritojnë. Por nuk i duam njerëzit që vijnë nga jashtë për të jetuar pa punë apo duke shitur droga”.

FOTO GALERI
1/5
Aspiranti për vrasës, raportohej sot se ishte një 35-vjeçar brazilian, me një tatuazh nazist në lëkurë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA