Katër shoferë janë arrestuar gjatë një jave në Durrës për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, janë pezulluar 53 leje drejtimi, nga të cilat 3 për drejtim të automjetit nën efektin e alkoolit dhe 50 për drejtim të automjetit me shpejtësi tej normës së lejuar.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur 1195 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:
• 253 masa administrative, për parakalim të gabuar;
• 43 masa administrative, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;
• 64 masa administrative, për mospërdorim të rripit të sigurimit;
• 313 masa administrative, për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar;
• 143 masa administrative, për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
• 15 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe
• 364 masa administrative, për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Durrësit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë.
Top Channel