Shtëpia e Bardhë dënon guvernatorin republikan që quan Dr. Fauci “xhuxhmaxhuxh plangprishës” (fotot)

01/09/2022 17:18

Sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë dënonte dje guvernatorin republikan të Floridas, Ron DeSantis i cili në komentet e një dite më parë tha me shaka se “xhuxhmaxhuxhi Dr. Anthony Fauci duhet hedhur në lumin Potomak”.

Jean-Pierre tha se nuk shihte aspak sensin e humorit të kandidati i mundshëm presidencial në  2024 — duke thënë se në konferencat e tij te shtypit, DeSantis nxiste rregullisht “dhunë fizike” ndaj këshilltarit mjekësor të Presidentit Biden.

“Ju e patë që guvernator Ron DeSantis sugjeroi se Dr. Fauci duhet të sulmohet fizikisht,” tha Jean-Pierre duke mos përmendur ‘mënyrën e sulmit’ të sugjeruar nga DeSantis, dhe as komentet për përmasat fizike të Faucit.

Por mediat konservatore thonin zhvillimet janë një pasojë e komenteve të Shtëpisë së Bardhë javën e shkuar, kur përfaqësuesit e Biden quanin mbështetësit e ish-presidentit Trump me “gjysmë-fashistë”.

DeSantis, i njohur për përçmimin ndaj Fauci, kishte thënë turmave që brohorisnin se “dikush duhet ta kapë atë xhuxhmaxhuxh dhe ta flakë në lumin Potomac” për trajtimin e mjerueshëm që ai i ka bërë fëmijëve në SHBA gjatë pandemisë së COVID-19.

81 vjeçari Fauci tha javën e shkuar se do të japë dorëheqjen nga posti në dhjetor.

Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Jean-Pierre (aktiviste e njohur LGBT) tha se dhe republikanë të tjerë kishin bërë referenca dhune ndaj zyrtarëve demokratë, si ish-presidenti Donald Trump, pa dhënë shembuj specifikë, si dhe kongresmeni republikan Paul Gosar (Arizona), i cili kishte publikuar një vizatim ku sulmonte demokraten “progresiste” Alexandria Ocasio-Cortez.

Republikanët kanë dënuar shpesh Fauci, si për rekomandimet kontradiktore gjatë pandemisë dhe lidhjet e agjencisë së tij me institutin e virologjisë në Wuhan.

Dokumente të publikuara në fillim të vitit tregojnë se grupi EcoHealth Alliance ka financuar laboratorët në Ëuhan për eksperimentet e modifikimit të të tre korona-viruseve të lakuriqëve të natës, duke zbuluar se ata bëheshin më infektues ku u shtoheshin receptorë të tipit njerëzor.

Senatori republikan Rand Paul gjithashtu ka goditur Fauci në një seri sulmesh për lidhjet e agjencisë së tij me laboratorët në  Wuhan.

FOTO GALERI
2/3
Republikanët kanë dënuar shpesh Fauci, si për rekomandimet kontradiktore gjatë pandemisë dhe lidhjet e agjencisë së tij me institutin e virologjisë në Wuhan.

Top Channel