Sancho i jep fitoren e tretë radhazi Man. United, debuton Casemiro

01/09/2022 23:07

Manchester United merr fitoren e radhës në Premier League, këtë herë përballë Leicester City-t. Jadon Sancho zhbllokoi sfidën e fundit të javës së pestë të Premier Leeague-s, që u luajt në “King Power Stadium”, në minutën e 23-të.

Kujtojmë që trajneri i “Djajve të Kuq”, Ten Hag, nuk ka përfshirë në formacionin titullar Ronaldon, sikurse blerjen e rëndësishme Casemiro. Të dy lojtarët e nisën nga stoli bashkë me emra të tillë si Maguire, Fred apo Van de Beek, gjithsesi i aktivizuan në pjën e dytë.

Pavarësisht rasteve që u regjistruan në të dyja portat, nuk pati ndryshim tjetër rezultati, me ManchesterUnited që siguron fitoren e tretë radhazi pas atij starti të shëmtuar me dy humbje.

Aktivizimi i Ronaldos tregon se portugezi do ta vijojë karrierën në “old Trafford”, pavarsisht thashethemeve të shumta për të ardhmen e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA