Boksieri Anthony Joshua përfshihet në aksident me makinë në Nigeri, raportohen dy viktima
Vladimir Putin njoftoi sot se nuk do të marrë pjesë në funeralin Mikhail Gorbachev të shtunën “sepse është i zënë”, duke i dhënë refuzimin e fundit ish-liderit sovjetik pasi i mohoi dhe funeralin e plotë zyrtar.
Zëdhënësi i qeverisë ruse Dmitry Peskov tha: “Ceremonia e lamtumirës dhe funerali do të zhvillohen më 3 shtator por për fat të keq axhenda e ngjeshur e presidentit nuk e lejon të marrë pjesë”.
Zhvillimi vjen teksa Putin u shfaq në televizionin shtetëror rus duke vendosur një buqetë trëndafilësh në arkivolin e Gorbaçov, i cili vdiq të martën në moshën 91 vjeçare.
Por megjthë morinë e vlerësimeve nga Perëndimi pas vdekjes së Gorbaçov, reagimi ishte ndryshe në Rusi, ku shumë e bëjnë ate përgjegjës për nisjen e shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik.
Putin ka quajtur më parë shpërbërjen e BRSS “katastrofën gjeopolitike më të madhe të shekullit të 20-të”, dhe se ka shpenzuar shumicën e 20 vjetëve të tij në pushtet duke riparuar atë që la prapa Gorbaçov.
Funerali i Gorbaçov pritet tashmë të jetë gjysmë-shtetëror dhe do të zhvillohet në Sallën e Kollonave në Moskë, ku janë mbajtur dhe funeralet e liderëve sovjetikë si Vladimir Lenin, Josef Stalin e Leonid Brezhnev.
Gorbaçov do të varroset më pas në varrezën e Novedevichy në Moskë pranë gruas së tij Raisa, e cila vdiq në 1999.
Peskov tha se shërbesa funerale e Gorbachev do të ketë elemente shtetërore si garda e nderit dhe do të organizohet me ndihmën e shtetit.
Britanikja Daily Mail shkruan se Putin dërgoi mesazhin e tij të ngushëllimit vetëm 15 orë pas vdekjes së Gorbaçov, ku thoshte se ai “kishte pasur një impakt të madh në ndryshimin e historisë botërore” dhe se e kuptonte se reformat ishin të nevojshme për problemet e Bashkimit Sovjetik në vitet 1980-të.
Lideri është vlerësuar nga Perëndimi për kontributin në fundin e Luftës së Ftohtë por përçmohet nga shumë rusë për shpërbërjen e BRSS në 1991 që solli varfërimin e miliona njerëzve.
Top Channel