Putin thotë se nuk do të marrë pjesë në funeralin e Gorbachov të shtunën, sepse ‘është i zënë’ (fotot)

01/09/2022 20:52

Vladimir Putin njoftoi sot se nuk do të marrë pjesë në funeralin Mikhail Gorbachev të shtunën “sepse është i zënë”, duke i dhënë refuzimin e fundit ish-liderit sovjetik pasi i mohoi dhe funeralin e plotë zyrtar.

Zëdhënësi i qeverisë ruse Dmitry Peskov tha: “Ceremonia e lamtumirës dhe funerali do të zhvillohen më 3 shtator por për fat të keq axhenda e ngjeshur e presidentit nuk e lejon të marrë pjesë”.

Zhvillimi vjen teksa Putin u shfaq në televizionin shtetëror rus duke vendosur një buqetë trëndafilësh në arkivolin e Gorbaçov, i cili vdiq të martën në moshën 91 vjeçare.

Por megjthë morinë e vlerësimeve nga Perëndimi pas vdekjes së Gorbaçov, reagimi ishte ndryshe në Rusi, ku shumë e bëjnë ate përgjegjës për nisjen e shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik.

Putin ka quajtur më parë shpërbërjen e BRSS “katastrofën gjeopolitike më të madhe të shekullit të 20-të”, dhe se ka shpenzuar shumicën e 20 vjetëve të tij në pushtet duke riparuar atë që la prapa Gorbaçov.

Funerali i Gorbaçov pritet tashmë të jetë gjysmë-shtetëror dhe do të zhvillohet në Sallën e Kollonave në Moskë, ku janë mbajtur dhe funeralet e liderëve sovjetikë si Vladimir Lenin, Josef Stalin e Leonid Brezhnev.

Gorbaçov do të varroset më pas në varrezën e Novedevichy në Moskë pranë gruas së tij Raisa, e cila vdiq në 1999.

Peskov tha se shërbesa funerale e Gorbachev do të ketë elemente shtetërore si garda e nderit dhe do të organizohet me ndihmën e shtetit.

Britanikja Daily Mail shkruan se Putin dërgoi mesazhin e tij të ngushëllimit vetëm 15 orë pas vdekjes së Gorbaçov, ku thoshte se ai “kishte pasur një impakt të madh në ndryshimin e historisë botërore” dhe se e kuptonte se reformat ishin të nevojshme për problemet e Bashkimit Sovjetik në vitet 1980-të.

Lideri është vlerësuar nga Perëndimi për kontributin në fundin e Luftës së Ftohtë por përçmohet nga shumë rusë për shpërbërjen e BRSS në 1991 që solli varfërimin e miliona njerëzve.

FOTO GALERI
1/6
Putin njoftoi sot se nuk do të marrë pjesë në funeralin Mikhail Gorbachev të shtunën

Top Channel